Ps përgatitet për zgjedhjet në Tiranë – Rama ndan detyrat, Balluku drejton fushatën
Partia Socialiste ka zhvilluar një mbledhje organizative në funksion të fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor, ku përfshihet edhe Bashkia Tiranë. Pas përfundimit të takimit, deputetë dhe ministra janë parë të buzëqeshur në ambientet e selisë, ndërsa janë ndarë detyrat dhe zonat ku secili do të angazhohet gjatë fushatës.
Në kryeqytet, PS do të garojë me Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare bashkie, ndërsa fushata do të drejtohet nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila është ngarkuar gjithashtu me drejtimin e fushatës në Bashkinë Mat.
Struktura e fushatës në Tiranë – kush mbulon çdo njësi administrative:
Nga mbledhja është vendosur një strukturë e detajuar ku figura të ohura të PS-së do të angazhohen në secilën njësi të Tiranës, si më poshtë:
Njësia Nr. 11 – Albana Koçiu, Erion Malaj, Rakip Suli
Njësia Nr. 2 – Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi
Njësia Nr. 3 – Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj
Njësia Nr. 4 – Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi
Njësia Nr. 5 – Erion Braçe, Taulant Balla, Niko Peleshi
Njësia Nr. 6 – Blendi Gonxhe, Ceno Klosi
Njësia Nr. 7 – Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja
Njësia Nr. 8 – Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi
Njësia Nr. 9 – Mimi Kodheli, Besfort Lamallari
Njësia Nr. 10 – Fatmir Xhafaj, Ermal Elezi
- Njësia Nr. 13 (Farkë) – Anila Denaj, Sofjan Jaupaj
- Zonat rurale (Dajt etj.) – Xhemal Qefalia, Ornaldo Rakipi
Në Njësinë 5, një ndër më të mëdhatë në Tiranë, krahas Erion Braçes janë shtuar edhe dy figura kyçe të PS-së: Taulant Balla dhe Niko Peleshi, në një përpjekje për të rritur angazhimin dhe koordinimin në këtë zonë.
Ndërkohë, ish-deputeti Xhemal Qefalia është ngarkuar me drejtimin e fushatës në zonën e Dajtit, e konsideruar si bastion i tij politik.
Mesazhi i Ramës
Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa porosi të qarta për këtë fushatë, duke theksuar rëndësinë e organizimit, disiplinës dhe punës në terren. Burime pranë mbledhjes theksojnë se Rama ka kërkuar një rezultat edhe më të thellë se ai i vitit 2023 në Tiranë.
Fushata pritet të jetë intensive, ndërsa Partia Socialiste synon të mbajë kontrollin në bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor.

