Plagosje në Tiranë për një monopatinë, arrestohet 51-vjeçari me precedentë penale

img 7469

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Rrugën e Dibrës, në Tiranë, ku një konflikt për një monopatinë ka përfunduar me plagosje me thikë.

Policia ka arrestuar 51-vjeçarin Roland Lacej, i cili dyshohet se plagosi me thikë Mikel Xibron, 48 vjeç. Sipas burimeve zyrtare, viktima ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja ka nisur pas një mosmarrëveshjeje për çmimin e një monopatine që Lacej kishte shprehur dëshirën ta blinte nga Xibro. Kur palët nuk kanë arritur marrëveshje dhe 48-vjeçari është përpjekur të largohej, Lacej e ka ndjekur dhe e ka goditur me thikë.

I dyshuari është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë, ndërsa ndaj tij do të ngrihen akuza për “plagosje të rëndë me dashje”.

Burime nga policia bëjnë me dije se 51-vjeçari ka precedentë penalë të mëparshëm, përfshirë akuza për vrasje dhe vepra të tjera penale.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

img 7469

About The Author