Pamje madhështore në Tiranë! Mijëra shqiptarë për UÇK-në/ Rama: Zemra mal! Begaj: Kjo trashëgimi nuk zhbëhet kurrë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga sheshi “Skënderbej” , ku janë mbledhur mijëra njerëz të cilët kërkojnë drejtësi për gjyqin e padrejtë që po iu bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. “Zemra mal”, ka shkruar kryeministri, i cili ka qenë një ndër mbështetësit më të mëdhenj të kësaj proteste të organizuar nga veteranët e…

1 minute

Read Time

1760713004 screenshot5

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga sheshi “Skënderbej” , ku janë mbledhur mijëra njerëz të cilët kërkojnë drejtësi për gjyqin e padrejtë që po iu bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. “Zemra mal”, ka shkruar kryeministri, i cili ka qenë një ndër mbështetësit më të mëdhenj të kësaj proteste të organizuar nga veteranët e UÇK-së.

Edhe presidenti Bajram Begaj ka reaguar për protestën, teksa shkruan se UÇK-ja është krenari e historisë së kombit shqiptar dhe asgjë nuk mund ta zhbëjë këtë “trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi.”

“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi.”, ka shkruar presidenti Begaj.

Theksojmë se kryeministri Rama nuk mori pjesë në protestë për të shmangur sipas tij politizimin e saj. Në një reagim që bëri dje në përgjigje të akuzave të LVV, tha mes të tjerash se “….do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj.”

1760713004 screenshot5

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports