Operacion blic në Elbasan, dy të arrestuar/ Disa persona të shoqëruar

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë mesditës së sotme në Elbasan, duke çuar në arrestimin e të paktën dy personave të njohur si pjesë e botës së krimit. Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në…

1 minute

Read Time

img 7048

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë mesditës së sotme në Elbasan, duke çuar në arrestimin e të paktën dy personave të njohur si pjesë e botës së krimit. Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.

Forcat e rendit te mbështetur nga forca te tjera policore kanë ndërmarrë një aksion të mirëorganizuar, duke rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin brenda në ambientet e restorantit ku dyshohej se ndodheshin eksponentët kriminalë. Informacionet e marra në rrugë operative çuan në ndërhyrjen e menjëhershme të forcave speciale, të cilat kanë neutralizuar dhe arrestuar disa persona të dyshuar.

Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi identitetin e të arrestuarve apo akuzat konkrete ndaj tyre, ndërsa pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar.

Ky aksion vjen në kuadër të përpjekjeve të intensifikuara të strukturave të rendit për të goditur krimin e organizuar dhe për të garantuar sigurinë publike në një nga zonat më problematike të vendit.

img 7048

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports