Nesër konferenca e NATO-s në Tiranë për Mbrojtjen Kibernetike, këto janë akset rrugore që do të bllokohen për arsye sigurie

Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të mbahet nga 8 deri më 10 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash sigurie, me synimin për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e rendit publik. Për të siguruar zhvillimin…

1 minute

Read Time

img 6812

Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të mbahet nga 8 deri më 10 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash sigurie, me synimin për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e rendit publik.

Për të siguruar zhvillimin normal të konferencës, janë vendosur kufizime në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, në disa nga zonat kryesore të kryeqytetit.

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në:

Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë edhe sheshin);

Rrugën “Gjergj Filipi”;

Aksin që lidh hotelin “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për këmbësorët, do të jetë i mbyllur trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve, gjatë gjithë kohës së konferencës.

Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor deri në ora 15:00 të datës 10 tetor 2025.

Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke i ftuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe sinjalistikën përkatëse.

img 6812

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports