Neda Balluku i jep fund martesës 10-vjeçare me Ogren Ballukun
Moderatorja e njohur shqiptare, Neda Balluku, i ka dhënë fund martesës së saj dhjetëvjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Sipas raportimeve mediatike, Neda ka paraqitur këtë të hënë kërkesën për divorc në gjykatë, duke i dhënë fund një historie dashurie që nisi më shumë se një dekadë më parë.
Çifti u njoh në vitin 2010, gjatë pjesëmarrjes së tyre në spektaklin “Big Brother Albania”, ku lidhja e tyre tërhoqi vëmendjen e publikut. Pas disa vitesh bashkë, ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2015. Nga kjo lidhje kanë lindur tre fëmijë: dy djemtë Serzh dhe Zai, si dhe një vajzë.
Edhe pse kanë preferuar të mbajnë jetën private larg syrit të publikut, Neda herë pas here ka ndarë me ndjekësit e saj momente të veçanta nga jeta familjare.
Çifti është konsideruar ndër vite si një prej çifteve më të qëndrueshme të ekranit, megjithatë, duket se marrëdhënia e tyre ka kaluar një periudhë të vështirë që ka çuar në ndarjen përfundimtare.
Aktualisht, as Neda dhe as Ogreni nuk kanë bërë ende një reagim publik në rrjetet sociale lidhur me divorcin.
