Ndjesë për tavanin” – Djemtë e Kombëtares japin shembull në Serbi: Pastruan dhomën e zhveshjes para largimit

img 6979

Pas fitores historike ndaj Serbisë, Kombëtarja shqiptare ka treguar sërish kulturë, respekt dhe dinjitet, duke dhënë një shembull pozitiv edhe jashtë fushës së lojës.

Para se të largoheshin nga stadiumi në Leskovac, ku u zhvillua ndeshja, kuqezinjtë pastruan plotësisht dhomën e zhveshjes, duke e lënë çdo gjë të rregullt dhe të pastër.

Në një gjest simbolik, lojtarët kanë lënë edhe një mesazh falënderimi dhe mirësjelljeje për organizatorët, ku thuhej: “Ndjesë për tavanin”, në shenjë respekti për ambientet e përdorura.

Ky veprim është vlerësuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku tifozët shqiptarë dhe të huaj kanë përgëzuar Kombëtaren për sjelljen shembullore dhe imazhin pozitiv që përcjell në arenën ndërkombëtare.

Kuqezinjtë po tregojnë se fitoret e mëdha nuk maten vetëm me gola, por edhe me vlera dhe respekt, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

img 6979

About The Author