Kurti voton në Prishtinë: Ftoj qytetarët të bëhen pjesë e vendimeve për komunat e tyre

Prishtinë – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e votës rreth orës 9:00 të mëngjesit, në një qendër votimi në Prishtinë, në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në gjithë vendin. Pas hedhjes së votës, Kurti iu drejtua gazetarëve dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim…

1 minute

Read Time

img 6983

Prishtinë – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e votës rreth orës 9:00 të mëngjesit, në një qendër votimi në Prishtinë, në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në gjithë vendin.

Pas hedhjes së votës, Kurti iu drejtua gazetarëve dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie apo përkatësie politike, që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të kontribuojnë në zhvillimin e komunave të tyre.

“Votojmë për të vendosur për katër vjetët e ardhshëm në komunat tona. Përveçse qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi edhe banorë të komunës. Ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën, të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë,”

– deklaroi Kurti.

Kryeministri në detyrë dha mesazhin e tij edhe në gjuhën serbe dhe atë angleze, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse dhe demokratike në zgjedhje.

Procesi i votimit në Kosovë po vijon me hapjen e qendrave të votimit në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 19:00.

img 6983

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports