Laç – Gjendet i varur në banesë 41-vjeçari, dyshohet vetëvrasje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit.
Rreth orës 06:40, familjarët kanë gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasin B.Z., 41 vjeç.
Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se 41-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
