Kuqezinjtë ndezin “Arenën Kombëtare”: Shqipëria triumfon 4-2!

Shqipëria ka arritur një fitore spektakolare në miqësoren me Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, duke triumfuar me rezultatin e thellë, 4-2. Sfida e luajtur në Tiranë dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb nuk nisi në mënyrën më të mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në disavantazh në minutën e 27’, pas një përgjumje në zonë. Gjithsesi,…

1 minute

Read Time

img 7108

Shqipëria ka arritur një fitore spektakolare në miqësoren me Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, duke triumfuar me rezultatin e thellë, 4-2.

Sfida e luajtur në Tiranë dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb nuk nisi në mënyrën më të mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në disavantazh në minutën e 27’, pas një përgjumje në zonë.

Gjithsesi, baraspesha erdhi në minutën e 40’, me Bajramin që lëvizi mjaft bukur në zonë, duke detyruar mbrojtësin Mo Abualnadi të shkaktonte një autogol.

Pjesa e dytë foli e tëra kuqezi. Armando Broja, i cili kishte vetëm 4 minuta në fushë, kaloi bukur portierin kundërshtar dhe me portën e boshatisur tundi rrjetën, duke kaluar për herë të parë kuqezinjtë në avantazh.

Pas 10 minutash, ishte momenti i Arbër Hoxhës, i cili me një gjuajtje nga distanca tundi rrjetën.

Por festa nuk mbaroi këtu, pasi në minutën e 79’, Broja me një kalim të bukur në zonë asistoi për Bajramin, i cili me të djathtën tundi rrjetën.

Në fund, Olwan shënoi golin e dytë për miqtë, i cili shërbeu vetëm si statistikë.

Kështu Shqipëria shkon në katër fitore radhazi, dy miqësore dhe dy ndeshje zyrtare.

Takimi i radhës për Shqipërinë do të jetë më 13 nëntor kundër Andorrës në transfertë, aty ku do të luhen dhe shanset e kualifikimit për në “Play Off”-in e Botërorit 2026.

img 7108

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports