Kosova mund Suedinë dhe ngjitet në vendin e dytë të Grupit B në kualifikueset për Botërorin 2026

img 7076

Pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovc, ishte radha e Kombëtares së Kosovës të shkruante një tjetër kapitull të madh në kualifikueset për Botërorin 2026.

Djemtë e trajnerit Franco Foda shkëlqyen mbrëmjen e sotme në Göteborg, duke mundur Suedinë me rezultatin 0-1 përballë yjeve si Isak dhe Gyökeres. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Fisnik Asllani në minutën e 32’, duke sjellë festë për mbi 30 mijë tifozët e pranishëm në stadium.

Me këtë fitore, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B, pas Zvicrës, e cila u ndal në një barazim pa gola përballë Sllovenisë. Helvetët kanë grumbulluar 10 pikë në 4 ndeshje, ndërsa Kosova ka 7 pikë, katër më shumë se Sllovenia e vendit të tretë.

Tabelën e mbyll Suedia, e cila zhgënjeu tifozët e saj duke grumbulluar vetëm 1 pikë në këtë fushatë eliminatore. Ky rezultat i Kosovës i jep shpresë të mëdha për play-off-in dhe vendos skuadrën në rrugën e duhur drejt pjesëmarrjes historike në Botëror.

img 7076

About The Author