Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare 

img 9575

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar në detyrën e administratorit të shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a. Vendimi është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.


Sipas vendimit të firmosur para 2 ditësh (27 tetor) emërimi i Xhafajt është bërë mbi bazën e Ligjit nr. 7926, datë 20.04.1995, “Për transformimin e Ndërmarrjeve Shtetërore në shoqëri tregtare”, si dhe në zbatim të ligjit për regjistrimin e bizneseve dhe statutit të shoqërisë “Posta Shqiptare”.

Etjen Xhafaj ka mbajtur më herët funksione politike dhe administrative në radhët e Partisë Socialiste dhe qeverisë, duke qenë ndër figurat e njohura të brezit të ri socialist. Me këtë emërim, ai merr drejtimin e një prej institucioneve më të vjetra publike të vendit, në një moment kur “Posta Shqiptare” ndodhet në proces transformimi dhe digjitalizimi të shërbimeve.

img 9575

About The Author