“Goditja e grupeve kriminale”/ Dumani: Janë ngritur akuza ndaj zyrtarëve të lartë! Në vetëm 6 vite, SPAK zbatoi…

img 9537

 Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar se një tjetër arritje e rëndësishme ka qenë goditja e grupeve të organizuara kriminale, përmes hetimeve të ndërlikuara financiare dhe ndërkombëtare.  Duke folur në takimin hyrës të projektit të BE për Edukimin dhe Qeverisjen Rajonale “EU4EduGovRegAL” në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Dumani tha se në vetëm 6 vite, SPAK zbatoi parimin se asnjë nuk është mbi ligjin. Kreu i SPAK theksoi gjithashtu se janë ngritur akuza të rëndësishme ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, të mesëm, gjyqtarë e prokurorë duke treguar që drejtësia është e barazuar me ligjin.

“Takimet me studentët na japin energji dhe na kthejnë pas në kohë, kur ëndrrat tona ishin më të mëdha se ne. Aktualisht, dua t’ju nxis që të përkushtoheni për t’i realizuar ato, në dobinë tuaj dhe në shërbim të vendit tonë. Tema që na ka mbledhur sot është më shumë se një projekt; është një vizion për mënyrën se si duam të jetojmë dhe të kontribuojmë për një shoqëri më të drejtë, të ndershme dhe të denjë për familjen europiane.

Lg.php?bannerid=182357&campaignid=57535&zoneid=25385&loc=https%3A%2F%2Fwww.dosja.al%2Faktualitet%2Fgoditja E Grupeve Inalearritje E Rendesishme Dumanijane Ngritur A I465173&referer=https%3A%2F%2Fwww.dosja

Një tjetër arritje e rëndësishme ka qenë goditja e grupeve të organizuara kriminale, përmes hetimeve të ndërlikuara financiare dhe ndërkombëtare, duke përdorur mjete bashkëkohore hetimi, përfshirë ndjekjen e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme. Përmes vendimeve të Gjykatës së Posaçme dhe sekuestrimeve të mëdha të aseteve, përfshirë edhe kriptovalutat, SPAK ka fituar besimin e publikut, një ndër elementët më të rëndësishëm të funksionimit të drejtësisë. Unë besoj se çdo gjë nis nga mënyra individuale se si studiojmë, punojmë dhe sillemi në shoqëri”, tha Dumani.

img 9537

About The Author