Gjirokastër, i riu 21-vjeç gjendet i pajetë në banesën e tij, dyshohet për vetëvarje

img 7707

Gjirokastër – Më 28 nëntor 2025, rreth orës 23:30, një ngjarje tragjike ka tronditur lagjen “Granicë” të qytetit të Gjirokastrës. Një i ri, 21 vjeç me inicialet E. M., është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se i riu është vetëvarur. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

Autoritetet bëjnë apel për respekt të privatësisë së familjes në këto momente të vështira. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

img 7707

About The Author