Fatos Nano në gjendje kritike, mjekët: Problem mbetet rizgjimi i trurit

Ish-kryeministri Fatos Nano vijon të luftojë për jetën në një prej spitaleve private të Tiranës, ku prej 16 ditësh ndodhet në terapi intensive pas një arresti kardiorespirator të papritur. Burime mjekësore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore mbetet shumë e rëndë dhe e pandryshuar. Nano është ende i pavetëdijshëm dhe shfaq reagime minimale…

1 minute

Read Time

img 7555

Ish-kryeministri Fatos Nano vijon të luftojë për jetën në një prej spitaleve private të Tiranës, ku prej 16 ditësh ndodhet në terapi intensive pas një arresti kardiorespirator të papritur.

Burime mjekësore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore mbetet shumë e rëndë dhe e pandryshuar. Nano është ende i pavetëdijshëm dhe shfaq reagime minimale ndaj dritës, çka tregon për dëmtime të ndjeshme neurologjike.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve mjekësore dhe reanimimit intensiv, zemra e tij u rikthye në funksion, por mjekët theksojnë se “sfida më e madhe tani është rizgjimi i trurit”, organi më i ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit gjatë arrestit kardiak. 

Një ekip i specializuar kardiologësh, neurologësh dhe reanimatorësh po ndjek pa ndërprerje trajtimin e ish-kryeministrit, i cili po mbahet nën kujdes të vazhdueshëm 24 orë në ditë. 

Fatos Nano, një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare pas viteve ’90, drejtoi qeverinë në disa periudha të ndryshme dhe ka qenë një nga themeluesit kryesorë të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

img 7555

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports