Egla Ceno shpallet fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, dënohet me gjobë 1 milion lekë

img 7354

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur aktoren dhe fituesen e “Big Brother VIP”, Egla Ceno, fajtore për veprën penale të “Shpifjes”, pas padisë së ngritur nga moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.

Sipas vendimit të dhënë në mesditën e sotme, Ceno është dënuar me një gjobë prej 1 milion lekësh të vjetra, të cilën duhet ta paguajë në favor të moderatorit. Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit.

Padia u ngrit nga Kodra pas deklaratave publike të Eglës në një podcast, ku ajo aludonte se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderator televiziv gjatë një interviste pune. Në rrëfimin e saj, Ceno nuk përmendi emra, por përdori mbiemrin “Kodra”, çka sipas moderatori u interpretua si një akuzë direkte ndaj tij.

Pas deklaratave, Kodra reagoi publikisht duke mohuar akuzat dhe njoftoi se do të ndiqte rrugën ligjore për mbrojtjen e reputacionit të tij.

Gjatë procesit gjyqësor, Egla Ceno paraqiti disa versione mbrojtjeje. Fillimisht deklaroi se kishte frikë të paraqitej në gjykatë, ndërsa më pas argumentoi se deklaratat e saj kishin qenë simbolike dhe në mbështetje të grave të abuzuara, jo personale ndaj moderatorit.

Pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, gjykata vendosi në favor të paditësit, duke e shpallur aktoren fajtore për shpifje.

img 7354

About The Author