,

Edi Rama rikthehet në botën e artit: Galeria “Société” në Berlin e përfaqëson si artist ndërkombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i rikthehet fuqishëm botës së artit, një fushë që e njeh mirë dhe që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij. Galeria e njohur ndërkombëtarisht “Société” në Berlin ka njoftuar se tashmë përfaqëson zyrtarisht Ramën si artist, duke i hapur rrugën drejt ekspozitave ndërkombëtare, raporton revista prestigjioze ARTnews.…

2 minutes

Read Time

img 6878

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i rikthehet fuqishëm botës së artit, një fushë që e njeh mirë dhe që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij. Galeria e njohur ndërkombëtarisht “Société” në Berlin ka njoftuar se tashmë përfaqëson zyrtarisht Ramën si artist, duke i hapur rrugën drejt ekspozitave ndërkombëtare, raporton revista prestigjioze ARTnews.

Ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm në karrierën artistike të Ramës, duke shënuar një rikthim më të plotë në botën e krijimtarisë. Në fokus do të jenë punimet e tij në qeramikë dhe veprat abstrakte mbi letër, shpesh të realizuara mbi dokumente zyrtare të ricikluara.

Rama, i cili ka studiuar dhe më pas ka dhënë mësim në Akademinë e Arteve në Tiranë, nuk është i panjohur për artin bashkëkohor. Në vitet ’90 ai ka punuar si artist në Paris, përpara se të kthehej në Shqipëri në vitin 1998 për të marrë detyrën e ministrit të Kulturës.

Sipas ARTnews, përfshirja e Ramës në listën e artistëve të përfaqësuar nga “Société” ka qenë një surprizë edhe për njohësit e artit. Ai i bashkohet emrave të njohur si Trisha Baga, Lu Yang dhe Petra Cortright.

Vitin e kaluar, Galeria Marian Goodman në Paris ekspozoi punët e tij, përfshirë skulptura qeramike me ngjyra të forta dhe vepra abstrakte mbi faqe kalendarësh apo letër-muri shumëngjyrëshe.

Një profil i Ramës në Financial Times në vitin 2016 përmendte lidhjen e tij të thellë me artin – nga zyra e mbushur me lapsa me ngjyra dhe vizatime të përditshme, deri te pasioni për krijimtarinë që ai thotë se e ka trashëguar nga gjyshja e tij.

Në galerinë “Société”, Rama pritet të prezantojë një koleksion të ri veprash, të krijuara përgjatë dekadës së fundit, gjatë momenteve të reflektimit apo takimeve të gjata.

img 6878

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports