E diela shpallet Ditë Zie Kombëtare për Fatos Nanon, ish-Kryeministër i Shqipërisë
Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen e Zisë Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare.
Në nder të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe homazhet kombëtare. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin.
Programi i homazheve dhe ceremonisë shtetërore:
Pallati i Kongreseve, Tiranë
- 08:30 – 11:00: Homazhe publike
- 11:15 – 11:45: Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
- 12:05: Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës
Radiotelevizioni Publik Shqiptar do të transmetojë muzikë funebre gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror.
Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.
