Bie nga skela , humb jetën 50-vjeçari në Berat

img 1771

Një punëtor humbi tragjikisht jetën këtë të enjte, më 12 shkurt, në qytetin e Beratit, pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga skela ku po punonte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë. Sipas informacionit paraprak nga policia, viktima është një 50-vjeçar me inicialet P. M., i cili ishte duke punuar për rikonstruksionin e një banese në momentin e aksidentit.

Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës mjekësore, 50-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

img 1771

About The Author