Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz, lëvizte me uniformë policie të rreme

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Kamëz, pasi u kap duke mbajtur dhe përdorur padrejtësisht uniformën policore. Sipas njoftimit zyrtar, i riu, me inicialet E. B., banues në Kamëz, u ndalua nga patrulla e Komisariatit të Policisë Nr. 5, teksa qarkullonte me një automjet tip “Mercedes-Benz” në bulevardin “Nënë Tereza”, i veshur…

1 minute

Read Time

img 8049

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Kamëz, pasi u kap duke mbajtur dhe përdorur padrejtësisht uniformën policore.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu, me inicialet E. B., banues në Kamëz, u ndalua nga patrulla e Komisariatit të Policisë Nr. 5, teksa qarkullonte me një automjet tip “Mercedes-Benz” në bulevardin “Nënë Tereza”, i veshur me uniformë dhe stema të ngjashme me ato zyrtare të Policisë së Shtetit.

Pas verifikimeve, u konstatua se 20-vjeçari nuk ishte punonjës i Policisë së Shtetit, ndërsa ndaj tij u morën masat ligjore përkatëse.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

img 8049

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports