Arrestohen djemtë e Valbona Selimllarit! Rrahëm policin e shkatërruan dhomën e shoqërimit…

Dy djemtë e ish-misit Valbona Selimllari, Deni 21 vjeç dhe Kejni 18 vjeç, u arrestuan nga Policia e Tiranës pas një episodi dhune ndaj një efektivi të rendit.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur të rinjtë goditën një punonjës policie “për shkak të detyrës”. Pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, ata vazhduan të shkaktonin dëme, duke thyer kamerën e sigurisë, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe duke kërcënuar policët e pranishëm.
Materialet përkatëse u përcollën te Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për procedura ligjore të mëtejshme.
Ky nuk është incidenti i parë me të rinjtë. Pak javë më parë, ata u përfshinë në një përplasje fizike në Dhërmi, në prani të dhjetëra turistëve, por atëherë arritën të shmangin pasojat ligjore.