Alarm në Agrikulturë: Mandarina Shqiptare Kthehen nga BE për Përdorim të Pesticideve të Ndalura

tangerines on branch

tangerines on branch in orchard

Një situatë shqetësuese ka shpërthyer në sektorin e agrikulturës shqiptare. Dërgesa të mandarinave nga Shqipëria janë kthyer mbrapsht nga disa vende të Bashkimit Evropian pasi analizat treguan praninë e pesticideve të ndaluara, përfshirë Chlorpyrifos dhe Phosmet.

Ende nuk është konfirmuar nëse mandarinat e kontaminuara janë prodhim vendas apo të importuara, por ato aktualisht qarkullojnë në tregun shqiptar dhe po konsumohen nga konsumatorët. Raportet paraprake tregojnë se ngarkesat nga Shqipëria janë refuzuar nga vende si Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania.

Situata paraqet jo vetëm një çështje reputacioni për produktet bujqësore shqiptare, por edhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin e konsumatorëve, veçanërisht për fëmijët dhe personat me sistem imunitar të dobët.

Pesticidet në fjalë kanë efekte të njohura të dëmshme. Chlorpyrifos është i ndaluar në BE që nga viti 2020 për shkak të ndikimeve negative në zhvillimin neurologjik të fëmijëve, ndërsa Phosmet gjithashtu është e ndaluar për përdorim në fruta dhe perime.

Autoritetet shqiptare të inspektimit dhe sigurisë ushqimore duhet të ndërmarrin menjëherë kontrolle të rrepta për të parandaluar qarkullimin e produkteve të ndotura dhe për të mbrojtur shëndetin publik.

Konsumatorët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të kontrollojnë burimin e frutave para konsumit.

tangerines on branch

About The Author