Aksident zinxhir në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen gjashtë automjete

img 0237

Një aksident zinxhir është regjistruar këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku gjashtë automjete janë përplasur njëra pas tjetrës, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se është shkaktuar nga trafiku i rënduar dhe mungesa e distancës së sigurisë mes mjeteve. Përplasja ka ndodhur në një segment me fluks të lartë qarkullimi, ku drejtuesit e automjeteve nuk kanë arritur të frenojnë në kohë, duke çuar në aksidentin zinxhir.

Nga aksidenti raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa disa persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar rëndë.

Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e trafikut, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ruajnë distancën e sigurisë, veçanërisht në kushte trafiku të rënduar.

img 0237

About The Author