Aksident tragjik në Zall Bastar, humbin jetën dy persona

Tiranë – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Zall Bastar, ku dy persona kanë humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 14:10, automjeti me të cilin udhëtonin Medi Daci, rreth 45 vjeç, dhe Beqir Hyta, 50 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.…

1 minute

Read Time

img 0498

Tiranë – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Zall Bastar, ku dy persona kanë humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 14:10, automjeti me të cilin udhëtonin Medi Daci, rreth 45 vjeç, dhe Beqir Hyta, 50 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë. Të dy viktimat humbën jetën menjëherë si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Sipas informacioneve të para, dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit në një segment të vështirë malor ka shkaktuar rënien në humnerë, ndërsa shkaqet e sakta mbeten ende për t’u përcaktuar.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në qarkullim, sidomos në zonat malore dhe rrugët e vështira.

img 0498

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports