Aksident tragjik në Golem, humb jetën një këmbësore

img 7572

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi mëngjesin e së dielës në rrugën “Skënderbeu” në Golem.

Policia bën me dije se rreth orës 09:50, 19-vjeçari R. F., banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet të ketë humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë, duke aksidentuar këmbësoren 56-vjeçare Sh. Sh. Si pasojë e goditjes, shtetasja humbi jetën në vend.

Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

img 7572

About The Author