Aksident në rrugën Burrel–Klos, dy vajza përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Burrel–Klos. Një automjet që udhëtonte nga Klosi në drejtim të Burrelit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor. Në mjet ndodheshin dy vajza, të cilat kanë mbetur të plagosura si pasojë e përplasjes. Të lënduarat janë transportuar…

1 minute

Read Time

img 7326

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Burrel–Klos. Një automjet që udhëtonte nga Klosi në drejtim të Burrelit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

Në mjet ndodheshin dy vajza, të cilat kanë mbetur të plagosura si pasojë e përplasjes. Të lënduarat janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Burrelit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve nga spitali, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

img 7326

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports