Aksident fatal në kantier në Palasë: humb jetën një punëtor, shoqërohet drejtuesi i fadromës

Himarë, Palasë – Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi në fshatin Palasë, ku një punëtor 45-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga një fadromë. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë kryerjes së manovrave me mjetin e rëndë brenda kantierit, ka aksidentuar kolegun e tij…

1 minute

Read Time

img 0788

Himarë, Palasë – Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi në fshatin Palasë, ku një punëtor 45-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga një fadromë.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë kryerjes së manovrave me mjetin e rëndë brenda kantierit, ka aksidentuar kolegun e tij K. H., i cili po punonte në të njëjtin objekt. Për shkak të dëmtimeve të rënda, 45-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Policia e Himarës ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e fadromës për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Autoritetet pritet të përcaktojnë në vijim nëse aksidenti ka ndodhur si pasojë e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë apo faktorëve të tjerë teknikë dhe njerëzorë.

img 0788

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports