Aksident fatal në Fushë-Krujë, humb jetën 19-vjeçari Irdi Laçi

img 9891

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në daljen e Fushë-Krujës, ku ka humbur jetën 19-vjeçari Irdi Laçi.

Sipas informacioneve paraprake, i riu po shtynte një automjet të tipit “Mercedes”, i cili kishte mbetur i ndaluar në mes të rrugës, kur u përplas nga një automjet fuoristradë që po kalonte në atë segment rrugor. Përplasja rezultoi fatale për 19-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i fuoristradës ka ndaluar menjëherë pas aksidentit dhe është vetëdorëzuar në polici. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Policia po mbledh prova dhe dëshmi, ndërsa pritet edhe ekspertiza teknike për të sqaruar dinamikën e aksidentit. Ndërkohë, komuniteti lokal dhe familjarët e Irdi Laçit janë të tronditur nga humbja e parakohshme e të riut, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të rëndë.

img 9891

About The Author