Kontejnerët me mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë/ Kurti: trajnimet për përdorim tashmë kanë nisur

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se në Kosovë kanë mbërritur kontejerët me dronë luftarakë kamikazë të llojit Skydagger. Sipas postimit të tij, kontejnerët mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dhe dhjetëra pjesëtarë të FSK-së tashmë janë trajnuar për përdorimin e këtyre pajisjeve. Kurti shkruan se kontrata për blerjen është nënshkruar…

1 minute

Read Time

img 6815

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se në Kosovë kanë mbërritur kontejerët me dronë luftarakë kamikazë të llojit Skydagger. Sipas postimit të tij, kontejnerët mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dhe dhjetëra pjesëtarë të FSK-së tashmë janë trajnuar për përdorimin e këtyre pajisjeve.

Kurti shkruan se kontrata për blerjen është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë turke Baykar, që është kompania amë e prodhuesit Skydagger. Ai shton se dorëzimi ishte parashikuar për janar 2026, por materialet u morën tre muaj më herët.

Sipas përshkrimit të kryeministrit, dronët Skydagger (të njohur edhe si FPV të tipit RTF — Ready to Fly) janë fluturake pa pilot të pajisura me mjete shpërthyese, të destinuara për goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike. Me këtë kontingjent, Kurti thotë se Kosova po e zgjeron kapacitetin e saj goditës — së bashku me TB2 Bayraktar dhe fluturaket Puma — për të ndërtuar një forcë më të aftë dhe të përshtatur me zhvillimet teknologjike dhe taktikat moderne të luftës.

Ai gjithashtu thekson se dronët janë ngarkuar në kamionë multifunksionalë Rheinmetall 8×8 — 15 në total, prej të cilave 10 të blera nga Kosova dhe 5 të dhuruara.

img 6815

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports