Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, vizitë në Vlorë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe turizmin

img 6718

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, ka mbërritur mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës, i shoqëruar nga një delegacion amerikan dhe forca të shumta sigurie.

Delegacioni u prit fillimisht në Vilën qeveritare në Ujin e Ftohtë, ndërsa më vonë pritet që Adams të vizitojë edhe zonën e Orikumit.

img 6717

Sipas burimeve nga terreni, vizita e Adams është e shoqëruar nga ekipe të posaçme të ambasadës amerikane dhe po zhvillohet në kushte të rrepta sigurie.

Edhe pse arsyet zyrtare të vizitës ende nuk janë bërë publike, mediat ndërkombëtare raportojnë se udhëtimi i kryebashkiakut të Nju Jorkut në Shqipëri lidhet me forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e turizmit midis dy vendeve.

img 6718

Burime pranë organizatorëve bëjnë me dije se Adams do të zhvillojë takime joformale me përfaqësues vendorë dhe sipërmarrës të zonës, me synim nxitjen e investimeve dhe bashkëpunimeve të reja në fushën e turizmit dhe zhvillimit lokal.

About The Author