,

Vrasja e gjyqtarit, Berisha: Reforma në drejtësi ka dështuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi ngjarjen tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja gjatë seancës në sallën e gjyqit, duke theksuar se kjo ngjarje “dëshmon shkallën ekstreme të pasigurisë në vend”. Ai akuzoi procesin e reformës në drejtësi, duke thënë se “ka dështuar plotësisht reforma, për shkak të George Soros dhe sorosianëve të tjerë”. Sipas…

1 minute

Read Time

img 6713

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi ngjarjen tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja gjatë seancës në sallën e gjyqit, duke theksuar se kjo ngjarje “dëshmon shkallën ekstreme të pasigurisë në vend”.

Ai akuzoi procesin e reformës në drejtësi, duke thënë se “ka dështuar plotësisht reforma, për shkak të George Soros dhe sorosianëve të tjerë”.

Sipas Berishës, “ekzekutimi në sallën e gjyqit i gjykatësit Kalaja është tregues i një krimi shtetëror” dhe nënvizoi se “shteti është zëvendësuar me narko-shtetin”.

Berisha shtoi se “reforma në drejtësi ka zgjatur gjyqet”, ndërsa “dosjet e gjyqtarëve sot janë objekt i zhdukjes, njësoj si në kohën e diktaturës”. Ai përfundoi deklaratën, duke theksuar se “kurrë drejtësia jonë nuk ka qenë në gjendje dramatike siç është sot”.

img 6713

Dje, më 6 tetor u ekzekutua në sallën e gjyqit Astrit Kalaja. Ai u vra nga një 30-vjeçar, për shkak të çështjes së një prone.

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports