,

Skandal! Pacientët e onkologjikut përballen me barna të skaduara. KLSH: Mungesa dhe trajtime të vonuara

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) zbulon probleme serioze në furnizimin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale në Shqipëri. Pavarësisht rikontrollit, situata në QSUT dhe sistemin shëndetësor publik nuk është përmirësuar, ndërsa buxheti për barnat vijon të jetë nën nevojat reale të pacientëve. Sipas KLSH-së, në disa raste janë konstatuar barna…

1 minute

Read Time

img 6592

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) zbulon probleme serioze në furnizimin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale në Shqipëri. Pavarësisht rikontrollit, situata në QSUT dhe sistemin shëndetësor publik nuk është përmirësuar, ndërsa buxheti për barnat vijon të jetë nën nevojat reale të pacientëve.

Sipas KLSH-së, në disa raste janë konstatuar barna të skaduara apo me data të pasakta skadence, ndër to edhe medikamenti “Doxorubicin” 50 mg. Gjithashtu, rreth 46% e barnave antitumorale të autorizuara nuk janë importuar gjatë periudhës janar 2021 – mars 2025, ndërsa janë shënuar 49 vonesa të pajustifikuara nga kompanitë farmaceutike, me masa ndëshkimore të marra vetëm në 2 raste.

Raporti evidenton edhe mungesën e pajisjeve të automatizuara në përgatitjen e barnave citostatike në QSUT, duke e bërë procesin të varur nga puna manuale dhe duke rritur rrezikun për gabime, kontaminim dhe efikasitet të ulët terapeutik. Pajisjet nuk janë mirëmbajtur apo kalibruar që nga futja në përdorim.

img 6592

KLSH thekson se mungesa e barnave dhe vonesat në trajtim kanë çuar shumë pacientë të kërkojnë ndihmë jashtë vendit, duke u mohuar kështu e drejta kushtetuese për kujdes shëndetësor në Shqipëri.

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports