Presidetja Kosovës e pranishme në Davos firmos për paqen,Rama mungon: “Zgjodha të mikprisja Ivanka Trump”
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes në Davos, pasi kishte zgjedhur të qëndronte në Shqipëri për të mikpritur Ivanka Trump, vajzën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një prononcimi publik, Rama ironizoi interesimin për mungesën e tij në Davos, duke theksuar se ishte vënë përballë një zgjedhjeje mes dy ftesave të rëndësishme.
“Meqë po përsëritet e njëjta pyetje edhe që mos të shqetësoheni, sepse e kuptoj që jeni shumë të shqetësuar pse unë nuk jam atje, se mezi prisnit që të më shikonit atje. Në fakt, unë duhet të bëja një zgjedhje midis t’i përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën këtu në Shqipëri. Dhe zgjodha vajzën dhe natyrisht që vajzën e zgjodha me lejen e babait”, u shpreh Rama.
Ndërkohë, në ceremoninë e zhvilluar në Davos ishte e pranishme Kosova, e përfaqësuar nga Presidentja Vjosa Osmani. Ajo mori pjesë në aktivitet dhe firmosi në emër të Kosovës dokumentin për themelimin e Bordit të Paqes

Sipas Kryeministrit Rama, vizita e Ivanka Trump në Shqipëri përbënte një ngjarje të rëndësishme me interes të veçantë për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe imazhin e vendit, duke justifikuar kështu mungesën e tij në një prej forumeve më të rëndësishme globale.
