Juliana Nura: Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ishte shumë i respektueshëm

img 9896

Juliana Nura ka bërë një rrëfim interesant në emisionin “Andale Sport”, ku tregoi një episod të veçantë që lidhet me yllin botëror të futbollit, Cristiano Ronaldo.

Ajo zbuloi se ngjarja ka ndodhur në Ibiza, ku ndodhej me shoqërinë e saj, kur një jaht me disa djem iu afrua tavolinës së tyre. Mes tyre ishte edhe vetë Cristiano Ronaldo. Sipas Julianës, pas pak çastesh, dikush iu afrua për t’i përcjellë një mesazh nga futbollisti portugez.

“Ronaldo po ta kërkon numrin”, i ishte thënë asaj.

Juliana tregoi se nuk ia dha numrin, por e pyeti arsyen pse e kërkonte. Ajo shtoi se Ronaldo e kishte ftuar në një festë që do të mbahej të nesërmen. Dyshja kanë biseduar shkurtimisht, ndërsa Juliana theksoi se ylli i futbollit është treguar shumë i sjellshëm dhe i thjeshtë.

“Ka qenë shumë cun i respektueshëm”, u shpreh ajo, duke shtuar se episodi i ka lënë një përshtypje pozitive për Cristiano Ronaldon.

img 9896

About The Author