Vlorë – 57-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, Policia po heton rrethanat

img 7572

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Vlorës, ku një 57-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Sipas informacioneve zyrtare, viktima është shtetasja me iniciale M. B.

Policia njofton se gruaja kishte kryer pak ditë më parë një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa aktualisht po verifikohen të gjitha rrethanat që mund të kenë çuar në vdekjen e saj. Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të sakta të humbjes së jetës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori. Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Autoritetet janë duke mbledhur prova dhe deklarime, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë deri në përfundimin e ekspertizës.

img 7572

About The Author