Dhunuan dhe morën peng 27-vjeçarin, arrestohen dy vajza në Tiranë – në kërkim një tjetër person

img 9641

Tiranë – Dy vajza të moshës 21 dhe 25 vjeç janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë marrë pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin e një 27-vjeçari, me qëllim për t’i marrë para.

Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i cili nisi tre ditë më parë dhe solli në pranga tre persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuarat janë shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe, të cilat ishin shpallur në kërkim që prej ditës së operacionit. Hetimet kanë zbuluar se ato, së bashku me dy persona të tjerë tashmë të arrestuar dhe një tjetër ende në kërkim, kanë bashkëpunuar për t’i marrë para 27-vjeçarit, duke e mbajtur peng për disa orë dhe duke ushtruar dhunë ndaj tij në një apartament në Tiranë.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e personit të tretë në kërkim, të identifikuar me inicialet K. N.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme,” – thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

img 9641

About The Author