Detaje të reja nga vdekja e 25-vjeçares nga Gjakova, familja: Pati presion fizik dhe psikik nga i dashuri i saj

Një 25-vjeçare nga Gjakova është gjetur mbrëmë pa shenja jete në Tetovë. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa mediat në Maqedoninë e Veriut fillimisht publikuan versione të ndryshme rreth rastit. Sipas informacioneve të para, e ndjera po studionte në nivelin master në Tetovë dhe dyshohet të ketë rënë nga një objekt…

1 minute

Read Time

img 8605

Një 25-vjeçare nga Gjakova është gjetur mbrëmë pa shenja jete në Tetovë. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa mediat në Maqedoninë e Veriut fillimisht publikuan versione të ndryshme rreth rastit. Sipas informacioneve të para, e ndjera po studionte në nivelin master në Tetovë dhe dyshohet të ketë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër. Në vendngjarje janë gjetur edhe disa barna.

Ambasada e Kosovës në Shkup ka konfirmuar se viktima është shtetase e Republikës së Kosovës dhe ka njoftuar se është në kontakt me autoritetet maqedonase, duke ndjekur nga afër hetimet.

“Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike në Tetovë deklaroi se të dhënat fillestare nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale. Organet hetimore kanë urdhëruar obduksionin dhe po intervistojnë disa persona për të sqaruar rrethanat.

“Të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë për vepër penale, por hetimet po vazhdojnë”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Nga ana tjetër, familjarët e të ndjerës, në një deklarim për Gazetën Express, kanë thënë se vajza kohëve të fundit ka pasur probleme dhe mosmarrëveshje me të dashurin e saj, i cili sipas tyre është djali i një biznesmeni nga Maqedonia e Veriut. Megjithatë, deri tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar që këto probleme lidhen me vdekjen.

Rasti aktualisht po trajtohet si vdekje e dyshimtë, deri në përfundimin e të gjitha ekspertizave mjeko–ligjore dhe hetimeve.

img 8605

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports