Aksident tragjik në rrugën Korçë–Kapshticë, humb jetën motoristi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Korçë–Kapshticë, në afërsi të fshatit Dishnicë. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti, ku një automjet është përplasur me një motor. Për pasojë, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në…

1 minute

Read Time

img 7892

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Korçë–Kapshticë, në afërsi të fshatit Dishnicë.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti, ku një automjet është përplasur me një motor. Për pasojë, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes fatale.

Trupi i viktimës është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës.

img 7892

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports