Rama: I bindur se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së në vitin 2030

img 7505

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në sesionin e liderëve të “Berlin Global Dialogue”, ku ka shprehur bindjen se Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Gjatë një interviste të dhënë nga Berlini, Rama tha se objektivi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE nuk është thjesht një aspiratë politike, por një qëllim i bazuar në rezultate dhe progres konkret.

“Është një objektiv që nuk është i bazuar në dëshirë, është i bazuar në fakte,” – u shpreh ndër të tjera kryeministri shqiptar, duke nënvizuar se reformat e ndërmarra në vitet e fundit kanë afruar vendin më shumë se kurrë me standardet e Bashkimit Evropian.

Rama theksoi se procesi i integrimit është i pandalshëm dhe se Shqipëria po ecën “në rrugën e duhur drejt familjes evropiane”.

Ndërkohë, në të njëjtin sesion të Berlin Global Dialogue, ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se Kosova është një partnere strategjike e Bashkimit Evropian dhe se procesi i integrimit është i domosdoshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

Forumi Berlin Global Dialogue mbledh çdo vit liderë politikë dhe ekonomikë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi sfidat globale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

img 7505

About The Author