Tragjedi në Kanada: 29-vjeçarja shqiptare qëllohet për vdekje nga bashkëshorti i saj në Brampton

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Kanada. Një 29-vjeçare me origjinë shqiptare, e identifikuar si Savannah Kulla, është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj Anthony Deschepper, 38 vjeç, në qytetin Brampton, provinca e Ontario-s. Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në një parking, ku Deschepper e ka qëlluar të renë me…

1 minute

Read Time

img 7420

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Kanada. Një 29-vjeçare me origjinë shqiptare, e identifikuar si Savannah Kulla, është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj Anthony Deschepper, 38 vjeç, në qytetin Brampton, provinca e Ontario-s.

Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në një parking, ku Deschepper e ka qëlluar të renë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima ishte nënë e katër fëmijëve, ndërsa pas krimit, autori ka marrë njërin prej fëmijëve dhe është përpjekur të largohet me automjetin e tij.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke e ndjekur autorin, i cili është qëlluar për vdekje nga oficerët gjatë tentativës për t’u arrestuar. Ngjarja është cilësuar si një nga më të rëndat e viteve të fundit në zonë dhe ka tronditur thellë komunitetin e Bramptonit.

Autoritetet kanadeze kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e kësaj tragjedie familjare, ndërsa po merren masa për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve të mitur që kanë mbetur jetimë.

img 7420

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports