Babai konsumon drogë në prani të vajzës 1-vjeçare – fëmija përfundon në spital në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Patisias në Greqi, ku një fëmijë 1-vjeçar është gjetur pa ndjenja brenda banesës ku jetonte me të atin e saj 27-vjeçar.
Sipas mediave greke dhe burimeve policore, gjendja shëndetësore e të miturës është rënduar si pasojë e ekspozimit ndaj lëndës narkotike që i ati konsumonte në prani të saj. Vogëlushja është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në intubim, ndërsa po lufton për jetën.
Policia ka arrestuar 27-vjeçarin, i cili akuzohet për neglizhencë ndaj të miturit dhe përdorim të lëndëve narkotike. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.
Autoritetet greke kanë nisur gjithashtu procedurat për vlerësimin e kujdestarisë së fëmijës dhe ndihmës sociale për rastin.
