Vlorë – Vdes në palestër 65-vjeçari italian, dyshohet për shkaqe natyrale

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një nga palestrat e qytetit të Vlorës, ku ka humbur jetën një shtetas italian 65-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, viktima, me inicialet F. C., banues në Itali, ka ndërruar jetë gjatë kohës që po ushtronte aktivitet fizik në palestër. Nga të dhënat e para hetimore…

1 minute

Read Time

img 7930

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një nga palestrat e qytetit të Vlorës, ku ka humbur jetën një shtetas italian 65-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, viktima, me inicialet F. C., banues në Itali, ka ndërruar jetë gjatë kohës që po ushtronte aktivitet fizik në palestër.

Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.

Burime zyrtare bënë me dije se specialistët e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori, e cila pritet të vlerësojë rrethanat dhe të marrë vendimet për hapat e mëtejshëm procedurale.

Trupi i pajetë i 65-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit rajonal për ekzaminim.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin.

img 7930