Aksion në Astir: Pallat 4 mijë m² në shkelje të lejes

Aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Tiranës ka vijuar edhe këtë fundjavë, duke u fokusuar në zonat me densitet të lartë ndërtimesh pa kriter. Këtë të shtunë, në njësinë nr. 14, në lagjen e Astirit, forca të shumta të Policisë Bashkiake mbështetën inspektorët e IMT-së gjatë ndërhyrjes për bllokimin e një pallati pothuajse…

1 minute

Read Time

img 6903

Aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Tiranës ka vijuar edhe këtë fundjavë, duke u fokusuar në zonat me densitet të lartë ndërtimesh pa kriter.

Këtë të shtunë, në njësinë nr. 14, në lagjen e Astirit, forca të shumta të Policisë Bashkiake mbështetën inspektorët e IMT-së gjatë ndërhyrjes për bllokimin e një pallati pothuajse të përfunduar. Objekti, me një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë ndërtim pa leje, rezultoi në shkelje flagrante të lejes urbanistike dhe të rregullave ndërtimore.

Sipas njoftimeve, është nisur procedura për shembjen e plotë të ndërtesës.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, i pranishëm në aksion, theksoi se “paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë” dhe se ndërhyrjet e IMT-së do të vazhdojnë me intensitet.

“U bëj thirrje të gjithë sipërmarrësve të respektojnë rregullat e ndërtimit. Kush shkel ligjin, do të përfshihet në ‘listën e zezë’ të bashkisë,” deklaroi Sulaj.

Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar se aksione të ngjashme do të vijojnë në të gjitha zonat ku janë konstatuar ndërtime pa leje apo në kundërshtim me projektet urbanistike.

img 6903