15 vjeçari nga Cerriku fiton Olimpiadën e matematikës të SHBA

Nga Cërriku drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një histori suksesi që po frymëzon mijëra shqiptarë. Loris Qosja, një nxënës i talentuar nga qyteti i Cërrikut, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur fitues i vendit të parë në Matematikë dhe duke u nderuar me Medalje Ari në Olimpiadën Botërore…

1 minute

Read Time

img 0883

Nga Cërriku drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një histori suksesi që po frymëzon mijëra shqiptarë.

Loris Qosja, një nxënës i talentuar nga qyteti i Cërrikut, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur fitues i vendit të parë në Matematikë dhe duke u nderuar me Medalje Ari në Olimpiadën Botërore “Neo Science”, e zhvilluar në Orlando, SHBA, në periudhën 9–16 janar 2026.

Por ky nuk ishte i vetmi triumf. Loris fitoi gjithashtu vendin e tretë në Kimi, duke marrë Medalje Bronzi, dhe duke dëshmuar se talenti i tij nuk njeh kufij.

img 0883

Pas këtij suksesi të madh qëndron një rrugëtim i mbushur me sakrifica, punë të pandërprerë dhe besim. Loris është rritur me vlera të forta, duke mos u dorëzuar asnjëherë përballë vështirësive.

Mbështetja më e madhe ka ardhur nga nëna e tij, Klodi Qose, një grua e thjeshtë dhe punëtore, e cila i ka dhënë djalit të saj forcën më të rëndësishme: besimin se mund t’ia dalë. Një mbështetje e heshtur, por vendimtare, që ka ndërtuar themelet e këtij suksesi ndërkombëtar.

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports