Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 11:00

img 8716

Pjesëmarrja kombëtare: 8.38% – më e larta në Mat, më e ulëta në Vlorë

Sot, e diel 9 nëntor, po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është 8.38% në total.

Ndër bashkitë me pjesëmarrje më të lartë renditet Mati, ndërsa Vlora ka shënuar interesin më të ulët të votuesve deri në këtë orë.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Në këto zgjedhje janë thirrur të votojnë mbi 334 mijë qytetarë për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

Për mbarëvajtjen e procesit, Policia e Shtetit ka angazhuar 612 efektivë, të shpërndarë në 473 qendra votimi dhe 9 objekte të KZAZ-ve.

Një risi e këtij procesi është se në Bashkinë e Tepelenës, për herë të parë po testohet përdorimi i inteligjencës artificiale në numërimin e votave.

Fituesit e këtyre zgjedhjeve do të kenë një mandat të shkurtër, që do të zgjasë deri në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2027.

img 8716

About The Author