Vrasje pranë Kalasë së Beratit – Turisti nga Tirana goditet për vdekje pas debatit për një foto me kalin

img 7736

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e kësaj të marte qytetin e Beratit, ku një turist nga Tirana është vrarë me thikë pas një konflikti banal pranë kalasë.

Viktima është identifikuar si Keli Hoxha, i cili ndodhej në zonën turistike bashkë me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Sipas dëshmive paraprake, Hoxha u kishte bërë fëmijëve një foto me një kalë, por më pas ka refuzuar të paguajë për të, çka ka sjellë një debat me pronarin e kafshës.

Konflikti ka degjeneruar në dhunë, dhe pronari i kalit, Kristo Mema (alias Kastriot Hoxha), 63 vjeç, e ka goditur me thikë turistin, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vendngjarje.

Autori është arrestuar nga policia pak minuta pas krimit. Mësohet se ai ka precedentë penalë në shtetin fqinj, Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në sy të familjarëve të viktimës dhe ka tronditur banorët e zonës dhe vizitorët që ndodheshin pranë kalasë në momentin e ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

img 7736

About The Author