Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, në klinikën dentare! Arrestohet mjeku nëm hetim 4 persona
Prokuroria e Tiranës ka marrë masa sigurie për pesë persona, në kuadër të hetimeve mbi vdekjen e të miturit 3-vjeçar, Brian Spahiu, pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private në kryeqytet.
Ata akuzohen për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim në bashkëpunim” dhe “Shpërdorim detyre”.
Në vijim të hetimeve të nisura mbi procedimin penal nr. 6477, datë 05.10.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka marrë në hetim shtetasit:
Roland Xhaxho, i dyshuar për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” (neni 85 i Kodit Penal) dhe vepra të parashikuara nga neni 180/a i Kodit Penal.
Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, gjykata ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, sipas nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale.
Ina Xhaxho, e dyshuar për “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 85 dhe 143/2 të Kodit Penal.
Marta Gina, e dyshuar për “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 85 dhe 143/2 të Kodit Penal.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik, ndërsa pritet që Prokuroria të publikojë detaje të tjera mbi rolin e secilit prej personave nën hetim.
