TRONDITET TIRANA / Qëllohet me armë gjyqtari në Gjykatën e Apelit
Një ngjarje e rëndë është shënuar pak çaste më parë te Gjykata e Apelit në Tiranë, ku ka humbur jetën gjyqtari i njohur Astrit Kalaja..
Sipas informacioneve paraprake, gjyqtari Kalaja është qëlluar brenda sallës së gjyqit.
Rrethanat e ngjarjes nuk janë të qarta ndërsa autori i sulmit është arrestuar në vend ngjarje.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe mënyrën sesi autori ka hyrë i armatosur brenda në gjykatë./albnews.com
