Tragjedi në Kaliforni: Studentët digjen të gjallë në Tesla Cybertruck – familjet padisin kompaninë

img 6653

Familjet e viktimave akuzojnë Teslën për defekt në dizajn që pengoi pasagjerët të shpëtonin nga makina e përfshirë nga flakët

Një aksident i rëndë në Kaliforni ka marrë jetën e tre studentëve të rinj, pasi Tesla Cybertruck u përfshi nga flakët pas një përplasjeje me shpejtësi të lartë. Familjet e viktimave kanë ngritur padi kundër kompanisë Tesla, duke pretenduar se defekte në dizajn e bënë të pamundur shpëtimin e pasagjerëve.

Sipas dokumenteve zyrtare, Krista Michelle Tsukahara, 19 vjeçe, studente në Savannah College of Art and Design, ishte një nga tre viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në Piedmont, Kaliforni, në nëntor 2024. Ajo po udhëtonte në Cybertruck me Soren Dixon (19), Jack Nelson (20) dhe Jordan Miller (20). Të tre të parët humbën jetën, ndërsa Miller u shpëtua nga një dëshmitar që theu xhamin me një degë peme.

Padi kundër Teslës: “Krista nuk mundi të dilte nga makina që po digjej”

Prindërit e Kristës, Carl dhe Noelle Tsukahara, ngritën padinë në prill dhe më pas e zgjeruan në një dokument prej 36 faqesh. Ata pretendojnë se dyert e automjetit nuk funksionuan pas ndërprerjes së energjisë, duke e bërë të pamundur daljen e vajzës së tyre, ndërsa mekanizmi manual ishte “shumë i fshehur dhe i vështirë për t’u përdorur”.

“Krista vuajti dhimbje dhe panik të paimagjinueshëm ndërsa ishte e bllokuar në pjesën e pasme të automjetit që po digjej,” thuhet në padi.

Babai i saj deklaroi për The New York Times:

“Kjo kompani vlen një trilion dollarë. Si mund të lësh në treg një makinë që është e pasigurt në kaq shumë mënyra? Nëse ajo do të kishte mundur të dilte, do të ishte ende gjallë sot.”

Avokati: “Dizajni e zhgënjeu Kristën”

Avokati i familjes, Roger Dreyer, tha se kjo padi ka të bëjë me përgjegjësinë dhe sigurinë:

“Cybertruck nuk kishte asnjë sistem të qasshëm për shpëtim emergjent. Vdekja e Kristës ishte plotësisht e parandalueshme.”

Hetimi: Shoferi nën ndikimin e drogës dhe alkoolit

img 6653

Raporti i policisë tregoi se shoferi, Soren Dixon, kishte konsumuar drogë dhe alkool, ndërsa makina po lëvizte me shpejtësi të lartë. Hetuesit theksuan se këta faktorë kontribuan në përplasjen fatale, por familjet insistojnë se defekti në dizajnin e Teslës e shndërroi aksidentin në një katastrofë.

Tesla nuk ka reaguar ende publikisht për akuzat dhe padinë e ngritur nga familjet e viktimave./albnewss.com

About The Author