Stuhia e borës mbulon qytetin Rus
Jo vetëm shiu mund të shkaktojë përmbytje, por edhe bora.



Pamjet që shihni vijnë nga Kamçatka, në Lindjen e largët të Rusisë, ku një stuhi e pazakontë bore mbuloi qytetin pothuajse tërësisht. Nuk bëhet fjalë për imazhe të krijuara me AI, por për situatë reale në terren. Në disa zona, shtresa e borës arriti deri në 10 metra – një ngjarje ekstreme që, sipas të dhënave historike, nuk ishte shënuar prej më shumë se 100 vitesh.
